Lajme
VIDEOl I vendosën tritol në veturë, vdes 27-vjeçari shqiptar
Demokracia
14:35 | 11 Qershor 2022

Share:

Një 27-vjeçar ka humbur jetën mesditën e së shtunës, pasi automjeti me të cilin po lëvizte shpërtheu në rrugën Sauk-TEG.

Sipas informaconeve paraprake të policisë, dyshohet se shpërthimi i automjetit tip “Benz”, të drejtuar nga Aleksandër Sadikaj është shkaktuar nga një lëndë eksplovize.

Për shkak të shpërthimit, janë dëmtuar edhe mjetet që gjendeshin përreth, teksa është krijuar një trafik i rënduar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të ngjashme