Kuriozitete
Videoja satirike joreale e vlogerit duke sharë shefin e Forumit Ekonomik Botëror po qarkullon si e vërtetë në internet
Demokracia
13:57 | 18 Janar 2024

Share:

Një video satirike e përpunuar e vlogerit të njohur duke sharë kryetarin e Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab në samitin e Davos në Zvicër po qarkullon me të madhe në internet duke menduar njerëzit se është reale.

Videoja është krijuar nga vlogeri i njohur nga Danimarka, Damon Imani dhe është shpërndarë nga vetë ai në llogarinë e tij zyrtare në X.

“E vlerësoj Forumin Ekonomik Botëror që më dha mundësinë të jem në këtë skenë dhe të them, ‘vafsh në djall Klau Schwab dhe ‘vaftë në djall’ rendi yt i ri botëror. Ne njerëzit kemi lindur të lirë; ne do të qëndrojmë të lirë”, thoshte vlogeri në këtë video satirike të cilën e kishte montuar vetë.

Vlogeri në realitet nuk kishte qenë i pranishëm në këtë forum dhe nuk kishte folur si panelist, megjithatë adresimin që e kishte përçuar ndaj shefit të këtij forumi ishte i vërtetë.

Ndonëse videoja është satirike, ajo u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale si e vërtetë.

Vlen të theksohet se videoja ka marrë 16.5 milionë klikime në rrjetin social X.

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Maj 2024