Lajme
VIDEO| Të paktën 10 autobusë me protestues nga Serbia arrijnë në Mitrovicën e Veriut
Demokracia
12:18 | 25 Mars 2022

Share:

Raportohet se të paktën 10 autobusë me protestues nga Serbia kanë arritur në Mitrovicën e Veriut për t’ju bashkuar protestës, raporton Kossev, transmeton Express.

Sipas këtij mediumi lokal, autobusët me targa RKS, KM, CA dhe BG kanë arritur nga drejtimi i Zveçanit.

Edhe në këtë protestë po marrin pjesë punëtorët nga institucionet publike të Kosovës në Veri ndërkaq një numër i vogël i policëve është prezent.

Protestat e serbëve në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë janë organizuar për të kundërshtuar mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

 

Të ngjashme