Lajme
VIDEO| Shqipëri: Ulet numri i aksidenteve të trafikut në tre muaj
Demokracia
08:12 | 22 Prill 2022

Share:

Tre muajt e parë të vitit në Shqipëri, kanë shënuar ulje të numrit të aksidenteve dhe të pasojave të shkaktuara nga përplasjet e mjeteve.

Sipas Institutit të Statistikave, gjatë kësaj periudhe numërohen 285 nga 323 aksidente, të ndodhura në tre muajt e parë të vitit të shkuar.

Numri i të aksidentuarve është 392 persona nga 418 persona 3 muajt e vitit të kaluar. Sipas INSTAT numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 46 nga 58 persona të vdekur në tremujorin e parë të vitit 2021. Ajo që vihet re është që nga 46 humbjet e jetëve për shkak të aksidenteve, 12 janë regjistruar vetëm në qarkun e Durrësit, duke lënë pas Tiranën dhe qytetet e tjera.

Instituti i Statistikave bën të ditur se në muajin mars është ulur numri i aksidenteve me 15 përqind, ka 5 të lënduar dhe 4 të vdekur më pak se muaji mars i vitit 2021.

Ndonëse tre muajt e parë të këtij viti kanë regjistruar ulje të aksidenteve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sërish sjellja e drejtuesve të mjeteve vijon të jetë problem në 93 përqind të rasteve./klantv

Të ngjashme
Lajme • 17 Qershor 2024