Kuriozitete
VIDEO| Shkencëtarët hakojnë trurin e mizave
Demokracia
23:28 | 30 Nëntor 2022

Share:

Një ekip i ri shkencëtarësh nga një ndër institutet më të mira të SHBA kanë demonstruar një teknologji wireless që lejon neuronet në trurin e një mize të kontrollohen për më pak se një sekond.

Me zhvillimet më të fundit në kuptimin e mënyrës se si truri jonë funksionon, shkencëtarët po kërkojnë për mënyra të reja që do të rrisin funksionalitetin e trurit në shkallë që nuk janë menduar ndonjëherë më parë.

Si arritën studiuesit të hakojnë trurin e mizave?

Këta studiues përdoren inxhinierinë gjenetike për të shprehur një kanal special jonik në qelizat neuronale të mizave, të cilat mund të aktivizohen duke përdorur nxehtësinë. Kur ky kanal jonik aktivizohet, miza hap krahët e saj njësoj si të kryente një lëvizje për t’u çiftuar.

Për të aktivizuar këtë kanal sipas dëshirës, studiuesit injektuan në mizat e testuara disa nanogrimca që mund të nxeheshin kur bienin në kontakt me një fushë magnetike. Mizat e modifikuara gjenetikisht më pas u futën në një hapësirë të veçantë ku sipër tyre kishte një electromagnet dhe një kamera që regjistronte lëvizjet e tyre.

Shikoni në këtë video të shkurtër se si miza hap krahët e saj në momentin e aktivizimit të fushës magnetike. Duke analizuar videot e regjistruara, studiuesit arritën në përfundimin se ky efekt është tepër i shkurtër, vetëm gjysëm sekondi.

VIDEO:https://www.youtube.com/watch?v=ZcBIlSS2FUM

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Maj 2024