Lajme
VIDEO| Servilsohet pak mësuesi i Presidentes: Bëhesha gati 2 orë kur kisha mësim me Vjosën
Demokracia
21:03 | 14 Prill 2022

Share:

Pos të rregullave, mburojës policore të presidentes, që të enjten erdhi në qytetin e saj të lindjes, i janë shtuar edhe civilët.

Në Mitrovicë, komuna e dytë që Vjosa Osmani viziton, pas Gjilanit të udhëhequr nga VV, u prit ngrohtësisht nga kryetari PDK-ist.

Bedri Hamza është kryetar përnjëmend, por sipas kësaj fotoje që ndodhet në korridor, lider më afat të papërcaktuar këtu është Agim Bahtiri.

Muhabeti i nikoqirit me mysafiren, që zgjati 40 min u duk se shkoi mirë.

Nga foltorja në jug, Osmani tha se planifikon ta shkelë çdo pëllëmbë të Kosovës.

Duke qenë afër serbëve të veriut, të cilët më shumë se shefen e Prishtinës, e duan atë të Beogradit, Osmani ia tha disa fjalë për Aleksandër Vuciqin, i cili e quajtui mizë Albin Kurtin

Lagja e Kovaçëve, një vend ku regjimi serb kreu masakra, qe destinacioni i radhës.

Homazhe u bënë edhe tek lapidari me emrat e të rënëve.

Pas së kaluarës me luftë, presidentja iu kthye edhe të shkuarës në edukim, duke vizituar shkollën ku zuri dijet e para.

Nga fatosat e yllkat e Ismail Qemalit, që iu foli dorë për dore, kuptoi ç’shkronjë po mësojnë.

Kur foli para tyre nuk u emocionua shumë, siç i ndodhi me fjalët e ish kujdestarit të saj.

Tregoi edhe ato që s’i kishte në qejf.

Bashkë me Hamzën ftuan të punohet fort për, sidomos pas ikjes së të rinjve nga vendi.

Të ngjashme