Lajme
VIDEO: Rapsodët e Vetëvendosjes, Sveçla, Dugolli e Zyba shfaqin talentin para Lulzim Jasharit në Stamboll
Demokracia
14:17 | 10 Mars 2024

Share:

Lulzim Jashari, djali i komandantit Adem Jashari, ka kohë që në paraqitjet e tij publike shihet i shoqëruar me zyrtarë të Vetëvendosjes.

Herë Albin Kurti e herë Xhelal Sveçla postojnë fotografi me të, shkruan Demokracia.com.

Së fundmi, ai ka nisur edhe vizitat jashtë shtetit me zyrtarët e Vetëvendosjes.

Demokracia.com ka siguruar një video, e cila thuhet se është bërë në Stamboll, ku shihen ministri Xhelal Sveçla dhe deputetët e Vetëvendosjes, Enver Dugolli e Salih Zyba, me çaj rusi përpara që pihet mëngjes e mbrëmje në Turqi, duke kënduar këngë rapsodike para Lulzim Jasharit dhe një grumbull njerëzish të mbledhur.

Në videon që është incizuar në Stamboll, deputeti Dugolli e ndezë atmosferën. /Demokracia.com/

Të ngjashme