ShowBiz
VIDEO| Publikohen pamjet e plota të përleshjes ndërmjet Noizyt dhe Cllevios
Demokracia
17:05 | 07 Qershor 2022

Share:

Përleshja fizike ndërmjet Noizyt dhe Cllevios ka qenë kryetemë mediatike që nga dita e djeshme (e hënë).

Gjatë të hënës u shpërnda një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej Rigels Rajku duke e goditur fenomenin e rrjeteve sociale, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti.

Ishte një insert i shkurtër disa sekondëshe që u shoqërua me reagimet e dy të përfshirëve, por edhe njerëzve që e njohin dyshen.

Është raportuar se gjithçka ka nisur nga provokimet në rrjetet sociale, ndërsa në ditën e incidentit, Cllevio kishte shkuar në Durrës, ku situata ka eskaluar edhe fizikisht.

Ditën e sotme (e martë), është publikuar një tjetër video më e gjatë, në të cilën është xhiruar situata më e plotë e përleshjes fizike mes të përfshirëve në këtë ngjarje.

 

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024