Lajme
VIDEO| Përfshihet nga zjarri një objekt në Prishtinë
Demokracia
12:49 | 14 Prill 2022

Share:

Një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri pak minuta më herët.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar rasti për Demokracia.com, ku mes tjerash ka shtuar se nuk ka persona të lënduar.

Megjithatë, ai ka shtuar se ka pasur dëme të konsiderueshme material.

“Rreth orës 12:10, është raportuar për një zjarr në një objekt banimi në  rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme material”, ka thënë ai.

Demokracia.com ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, të cilën mund ta ndiqni më poshtë./Demokracia.com/

Të ngjashme