Sport
VIDEO | Muriqi ‘konfirmon’ qëndrimin te Mallorca, e fshin postimin lamtumirës përmes pamjeve
Demokracia
11:26 | 21 Korrik 2022

Share:

Vedat Muriqi në një mënyrë e ka konfirmuar qëndrimin te Mallorca.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës përfundimisht do të transferohet nga Lazio te Mallorca. Mediat spanjolle dhe ato italiane kanë raportuar se mungon vetëm zyrtarizimi, ngase klubet veçse kanë marrëveshje.

“Vulën” qëndrimit te Mallorca e ka bërë vetë Muriqi përmes llogarisë së tij në Instagram.

28-vjeçari ka publikuar në InstaStory një video ku shihet teksa ai vet e fshin postimin e tij lamtumirës të bërë kohë më parë kur kumtoi lajmin për largim nga klubi ishullor, gjë që tregon se ai do të vazhdojë me ta.

Më poshtë mund ta shikoni videon e plotë./Demokracia.com/

Të ngjashme