Lajme
VIDEO| Momenti kur u shpëtua fëmija nga zjarri në një ndërtesë në Prishtinë
Demokracia
15:34 | 14 Prill 2022

Share:

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt banimi në Prishtinë, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca.

Rreth orës 12:10 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë në lagjen Tophane ka shpërthyer një zjarr në një objekt banimi.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

LEXO EDHE: 

VIDEO| Përfshihet nga zjarri një objekt në Prishtinë

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka deklaruar Borovci.

Pavarësisht se nuk kishte të lënduar, një video është duke qarkulluar në rrjete sociale ku shihet momenti kur një fëmijë është nxjerrë nga kjo ndërtesë.

LEXO EDHE: 

Banorët tregojnë se si u shpëtua një fëmijë nga zjarri në një ndërtesë në Prishtinë

Më poshtë e gjeni videon. /Demokracia.com/

Të ngjashme