E para që shkoi t’i flas kancelarit gjerman, Olaf Scholz ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ani se presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanoviq po priste që t’ia zgjasë dorën, Osmani vendosi që të ndërhyjë.
Në një video që është publikuar në platformën “Youtube”, Osmani shihet duke e përshëndetur kancelarin Scholz dhe duke e falenderuar për vizitën në Kosovë, përcjell Demokracia.com.
Por ky i fundit, ia kthen vetëm me “faleminderit” dhe më pas i zgjatë dorën Dukanoviqit.
Scholz, siç shihet në këto pamje, ka përshëndetur më pas liderët e tjerë që morën pjesë në darkën e punës në Samitin e SEECP në Greqi, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në fotografitë e publikuara nga Osmani e Rama, u pa se dy liderët nga Kosova e Shqipëria, nuk kanë pasur fare komunikim me njëri-tjetrin.
Presidentja e Kosovës madje, u kujdes që në një prej fotografive që e publikoi në “Facebook”, ta presë në gjysmë pjesën ku shihej Rama, përcjell Demokracia.com.
Se nuk kanë pasur kurrfarë komunikimi me njëri-tjetrin, e vërteton edhe kjo video ku shihet se edhe pse ishin të ulur afër, nuk kanë folur fare.
Osmani gjatë ditës së shtunë është kritikuar shumë për veprimin e saj ndaj Ramës, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy liderëve në fjalë kanë qenë vazhdimisht të tensionuara.
Pas veprimit të Osmanit, edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë një skandal ku ka shpërndarë një fotografi në të cilën Rama etiketohet si “pro-serb”./Demokracia.com/