Lajme
Marrëdhënia e tensionuar e Osmanit me Ramën: Presidentja e Kosovës e prenë nga fotoja kryeministrin e Shqipërisë
Demokracia
23:02 | 10 Qershor 2022

Share:

Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, rrallë i kemi parë në ndonjë paraqitje bashkë. Ani se ishin të ftuar në një darkë dhe u ulën afër njëri-tjetrit, por në fotot e publikuara nga vetë ata shihet se nuk kanë pasur fare komunikim.

Në Greqi po mbahet Samiti i SEECP ku po marrin pjesë liderë të rajonit, duke përfshirë këtu edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Edi Rama, raporton Demokracia.com.

Sot është mbajtur edhe një darkë pune mes pjesëmarrësve, ku i pranishëm ishte edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Osmani e Rama, të dy ishin ulur afër me njëri-tjetrin dhe në anën e majtë të kancelarit gjerman, por ajo që vërehet në fotografitë e publikuara nga dy liderët, shihet se ata nuk kanë komunikuar.

Ka qenë presidentja Vjosa Osmani e cila ka publikuar pamje nga kjo darkë dhe siç duket, ka vendosur që ta presë fotografinë ku shihet Edi Rama, raporton Demokracia.com.

Një gjë e tillë ka nxitur shumë përkrahës të presidentes që të eskalojnë me fyerje e sharje në rrjetin social Facebook ndaj kryeministrit shqiptar.

Ky i fundit, është parë i buzëqeshur derisa ka pozuar me të gjithë pjesëmarrësit në këtë darkë, përveç Vjosa Osmanit.

Rama ka publikuar 12 fotografi nga takimi dhe vetëm në njërën prej tyre shihet Osmani, ku edhe vërehet se ata tentojnë të qëndrojnë sa më larg njëri-tjetrit, raporton Demokracia.com.

Vlen të theksohet se dy liderët në fjalë, vazhdimisht kanë pasur marrëdhënie të tensionuara dhe takohen shumë rrallë.

Rama kishte kritikuar ashpër Osmanin pas vizitës së saj në Tiranë, ku shihej një komunikim i ftohtë mes tyre.

Rama deklaronte se Osmani shkoi në Tiranë, me qëllim që të bëjë propagandë dhe të fitojë vota në Kosovë, raporton Demokracia.com.

“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero problemeve fqinjët. Por zero problemeve fqinjët nuk o të thotë fshehe e problemeve por zerim. Nuk është se ne kemi probleme, nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten dhe nëse mund të bëj një përkufizim, prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe ajo e jashtme është bërë e brendshme.

Ndryshe, as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka marrëdhëniet e mira me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kurti ka ndryshuar edhe qëndrimet e tij ndaj Shqipërisë si shtet, pasi që nuk po e përmend më Bashkimin Kombëtar, çështje të cilën e përdori shumë derisa erdhi në pushtet./Demokracia.com/

Të ngjashme