Lajme
VIDEO| Mitrovica vendstrehim i huliganëve mafiozë të Serbisë
Demokracia
10:23 | 25 Mars 2022

Share:

Qytetet e Mitrovicës e Vjenës si edhe shteti i Maltës si tërësi janë shndërruar në vendstrehim për personat problematikë që në Serbi njihen si liderë të grupeve të tifozëve huliganë, që merren me aktivitete kriminale të trafikimit me narkotikë e likuidime njerëzish.

Kështu raporton televizioni serb, Nova, duke pohuar se streha më e afërt për ta është pjesa veriore e Mitrovicës,  meqë është e paarritshme për policinë serbe.

Edhe Klan Kosova pati raportuar 5 vjet më parë për praninë në këtë zonë të problematikëve nga Serbia. Madje, edhe qërimet e hesapeve mes tyre në veri të qytetit të ndarë me lumin Ibër, si puna e vrasjes së Dejan Steviqit nga Miqa Urosheviq i njohur me nofkën Çetniku, i cili kishte ikur nga dënimi paraprak prej 20 vitesh burgim, për t’i marrë 20 të tjera në Kosovë, pas kësaj vrasjeje në dhjetor të vitit 2017.

Në vitin 2012, këtu nga policia kosovare u arrestua dhe ekstradua Damjan Shobiq, një nga drejtuesit e grupit të tifozëve “Alcatraz”, shkruan Klankosova.tv.

Nova.tv raporton se sikur në veri të Mitrovicës, edhe në Vjenë ka cerdhe për kriminelët, si puna e Branislav Pençiqit i cili u ekzekutua së fundi në Obrenovc, në një pritë, pas kthimit nga kryeqyteti I Austrisë.

Atje, ishte arrestuar edhe Dario Gjorgjeviq i njohur me nofkën Dekster.

“Stoku” tjetër i tifozëve është Malta, ku edhe u themelua dega “Varrëmihësit – Maltë”, sipas emërtimit që kanë tifozët e Partizanit. Mësohet se në atë ishull të Mesdheut gjetën strehë huliganë të shumtë të dyshuar për krime të rënda. Dy nga ta ishin arrestuar në vitin 2019, për kontrabandimin e 65 kilogramëve marihuanë.

https://www.youtube.com/watch?v=i1RImUqiwwQ

 

Të ngjashme