Lajme
VIDEO | Minutat para ekzekutimit të biznesmenit, vrasësi portugez po ruante mbrapa hotelit
Demokracia
21:04 | 26 Prill 2023

Share:

Këto pamjet e mëposhtme tregohen lëvizjet e vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj, një javë më parë në Shëngjin.

Ekzekutori, i cili sipas policisë dyshohet se është portugezi Ruben Saraiva, siç shihet në pamje, vjen rreth e rrotull kompleksit të Nikulajt, përpara se të futet brenda ku zbraz breshëri plumbash në drejtim të 51-vjeçarit.

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen e rëndë policia ka shpallur 6 urdhër arreste, si dhe bëri me dije se ka prova të sigurta se ekzekutori ishte një portugez.

Të shpallur në kërkim janë: Edmond Haxhia, me shtetësi shqiptare dhe britanike, Ruben Saraiva, shtetas portugez, Harry Simson, shtetas britanik, Thomas Mithan, shtetas britanik, Steven Hunt, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike.

Të ngjashme