Aventura tjetër e Pokemonit po lansohet më 18 nëntor. Nintendo zbuloi datën e lansimit për Pokemon Violet dhe Scarlet, të rejat e radhës kryesore në seri, përmes një traileri të ri.

Lojërat më parë do të lansoheshin në gjysmën e dytë të vitit 2022 për Nintendo Switch.

Përveç datës së lansimit, traileri tregon gjithashtu profesorët e rinj dhe disa pokemon të rinj, duke përfshirë një palë legjendarë, së bashku me mbështetje për shumë lojtarë për deri në katër persona.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Violet dhe Scarlet u paralajmëruan për herë të parë në shkurt.

Nintendo i përshkruan lojërat e reja si një aventurë ku lojtarët “mund të eksplorojnë një botë të hapur ku qytetet e ndryshme nuk kanë kufij dhe përzihen pa probleme në shkretëtirë”.