Një video që është bërë virale në rrjete sociale, tregon kryeministrin Albin Kurti duke u deklaruar për takime me përfaqësues të feve të ndryshme në SHBA.
Kurti në një vizitë në kishën e Shën Palit gjatë vizitës së tij në Michigan, ka treguar se është takuar edhe me një hoxhë e dervish, përcjell Demokracia.com.
“Ne dje ishim te hoxha në xhami, në Detroit. Mbrëmë e takuam edhe dërvishin e teqes së bektashinjëve dhe sot jemi këtu në kishën që mban emrin e Shën Palit”, dëgjohet duke thënë ai.
Kësaj videoje, i është vendosur titulli “Kurti raporton për vizitën në SHBA”, duke ironizuar për mungesën e takimeve të rëndësishme, përcjell Demokracia.com.
Gjatë kësaj vizite që zgjati rreth tre javë, Kurti ia ka dalë të zhvillojë vetëm një takim të rëndësishëm, edhe atë te disa shkallë, me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.
Në media u raportua se mund të ketë takim edhe me zëvendëspresidenten, Kamala Harris, por Kurti sot ka udhëtuar në Davos të Zvicrës dhe vizita e tij në SHBA po cilësohet si dështim.
Vizita e paralajmëruar me pompozitet, përfundoi me disa takime me senatorë e kongresistë, por jo me zyrtarë të lartë amerikanë nga Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit./Demokracia.com/
Më shumë detaje: