Lajme
VIDEO | Kurti kënaqet me replikat e tij, i poston edhe në Facebook sikur të ishte portal, e jo kryeministër
Demokracia
19:00 | 20 Prill 2023

Share:

Fjalimi i mbajtur sot nga kryeministri Albin Kurti në foltoren e Kuvendit dukej se ishte i destinuar të përfundonte në Facebook, aty ku e bëjnë namin militantët e tij. Dhe… kjo ndodhi!

Fjalimi linçues i Kurtit ndaj Prokurorit Blerim Isufaj u shfaq në tri video në llogarinë e tij në Facebook brenda pak kohësh. Përveç Isufajt, Kurti dukshëm i nervozuar me arrestimin e njeriut të tij në KEK (Nagip Krasniqi), i vërsulej edhe opozitës, shkruan Demokracia.com.

Me font shkronjash po aq të dobët sa edhe montazha, videot shpërfaqin agresivitetin e kryeministrit karshi zhvillimeve të fundit, duke e kthyer llogarinë e tij në portal të dobët. Shefi i ekzekutivit, i entuziazmuar nga duartrokitjet e deputetëve të tij në Kuvend, sikur urdhëronte stafin që të postonin sa më shumë video.

E sulmi i Kurtit ndaj Blerim Isufajt po denoncohet edhe nga shumë akterë të shoqërisë civile që po e interpretojnë si ndërhyrje dhe presion brutal në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Në atë fjalim, kryeministri Kurti thotë fjalë të rënda fyese ndaj Prokurorit Isufaj, duke e akuzuar mes tjerash edhe për keqkategorizimin e vetëvrasjes së Dino Asanajt dhe të vrasjes së Hamdi Sopës.

Për këtë ndërhyrje direkte të Kurtit, ka reaguar në dy raste edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke e dënuar ashpër gjuhën e përdorur. /Demokracia.com/

Të ngjashme