Lajme
VIDEO| Kur Kurti thoshte se mësuesi paguhet më pak se sa që pushtetari shpenzon në dreka e darka
Demokracia
19:34 | 02 Shtator 2022

Share:

Një deklaratë e kryeministrit Albin Kurti të bërë në kohën sa ishte në opozitë lidhur me pagat e mësuesve, mjekëve e punëtorëve është rikthyer si kujtim në rrjetet sociale.

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka postuar një deklaratë të Kurtit, duke thënë që nuk ka kuptim që mësuesi, mjeku e punëtori i administratës të paguhet më pak se sa që një pushtetari shpenzon për telefona mobil, apo dreka e darka.

Kjo deklaratë e tij u rikthye në kohën kur po zhvillohet një ‘betejë’ mes Qeverisë Kurti dhe SBASHK’ut, për grevat e mësuesve, pasi këta të fundit kërkuan rritje page.

“Nuk ka kuptim që injoranti e hajni që ka hipur atje lartë të paguhet më dhjetëra mijëra euro në vit, të marrë mëditje,  të shëtit me makina zyrtare e shofer, ndërsa mësuesi, mjeku e punëtori i administratës të paguhet më pak se sa që pushtetari i shpenzon për telefon mobil, apo për dreka e darka”, thoshte Kurti atëkohë.

Të ngjashme