Auto&Tech
VIDEO| Hyundai përplaset me Lamborghinin dhe vazhdon rrugën sipër tij
Demokracia
17:29 | 12 Gusht 2022

Share:

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur një veturë Hyundai përplaset me një veturë luksoze, Lamborghini Huracan, në vlerë prej 270 mijë euro.

Ngjarja e cila ka ndodhur në Leeds të Britanisë së Madhe tregon përplasjen spektakolare e cila ka ndodhur mëngjesin e së enjten.

Përplasja e lë Lamborghinin dukshëm të deformuar, ndonëse sipas raporteve askush nuk është lënduar, raportoi Daily Mail të premten.

Pamjet tregojnë se Hyundai i40 i kaltër, me një çmim modest, largohet nga kryqëzimi pasi një furgon i bardhë kalon pranë tij.

Pasi përplaset me pjesën e përparme të supermakinës, automjeti me katër dyer vazhdon të ecë mbi kapakun e tij sikur të mos ishte aty.

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024