Lajme
VIDEO| Historiani: Xhafer Deva i mbrojti hebrenjtë
Demokracia
20:48 | 08 Shkurt 2022

Share:

Reagimi i ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, në lidhje me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, ka ngjallur debat të martën.

Sipas historianit mitrovicas, Fazli Hajrizi, qëndrimi i tij ka qenë si pasojë e mosinformimit të drejtë në lidhje me veprimtarinë e Devës dhe ndikimit nga Serbia.

Hajrizi thekson se figura e Devës ishte pozitive dhe ai ishte mbrojtës i hebrenjve.

Ndërkaq, sipas aktivistit Lulzim Hoti, historia e Devës nuk duhet të lidhet me renovimin e objektit dhe qëndrimet e ndryshme në lidhje me veprimtarinë e tij duhet të vendosen brenda saj.

Gjatë ditës, ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Ceku, sipas të cilit, kjo përpjekje e zhvendosjes së debatit mbi personalitetin e Devës i bën keq mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ndërkaq edhe ai mendon se kjo është e nxitur nga fqinji verior, përkatësisht Serbia.

Të ngjashme