Lajme
VIDEO| Gënjeshtra e madhe e Albin Kurtit para sindikalistëve: Te Qeveria ime do të gjeni partnerin që kurrë nuk e keni pasur
Demokracia
20:41 | 01 Shtator 2022

Share:

“Tek unë, tek Qeveria jonë, do të gjeni partnerin që nuk e keni pasur asnjëherë, me asnjë Qeveri, në këto vitet e pasluftës e jo vetëm të pas shpalljes së pavarësisë”. Kështu kishte deklaruar Albin Kurti, më 21 nëntor 2019, para përfaqësuesve të sindikatave të ndryshme në Kosovë.

Kjo është vetëm një deklaratë e shkurtër që kur shikohet nga 1 shtatori i vitit 2022, tregon se nuk ka më asnjë shpresë se Albin Kurti do ta mbajë qoftë një fjalë a premtim të vetëm që e ka dhënë gjatë opozitarizmit të tij. Gjithçka çfarë ai ka prezantuar gjatë kësaj kohe po kthehet në një gënjeshtër të madhe, shkruan Demokracia.com.

Vetëm tre vite pas këtij premtimi të rrejshëm që ua kishte dhënë përfaqësuesve të sindikatave kosovare, opozitari i dikurshëm është bërë kryeministër. Por, pamja që sot jep Albin Kurti është fatkeqësisht tjetër. Sindikatat nuk po mbështetën nga Kurti, por atyre u ka shpallur luftë dhe të gjithë atyre që po mbështesin sindikatat, duke hyrë në greva, ua ka ndalur edhe rrogën e muajit gusht.

“Roli dhe rëndësia e sindikatave në Kosovë duhet të rritet, ky është qëndrimi ynë themelor. Në një shtet të mirëqenies sociale sindikatat dhe shteti janë partnerë për të rritur mirëqenien dhe standardin jetësor të punëtorit dhe jokonkurrente me njëra-tjetrën”, deklaronte Kurti me bindje të madhe.

“Ne duam që sindikatat të forcohen, sepse të drejtat e punëtorëve mbrohen më së miri kur sindikatat janë të fuqishme e sindikatat e fuqishme i mbrojnë punëtorët nga arbitrariteti i punëdhënësit, duke përfshirë edhe shtetin si punëdhënës”, vazhdonte më tej Kurti.

Por, kryeministri Kurt tani është njeriu që i iku vazhdimisht dialogut me sindikatat në vend.

“Ne duam që sindikatat të forcohen, sepse të drejtat e punëtorëve mbrohen më së miri kur sindikatat janë të fuqishme e sindikatat e fuqishme i mbrojnë punëtoret nga arbitrariteti i punëdhënësit, duke përfshirë edhe shtetin si punëdhënës. Kontratat në vendin e punës, respektimi i orarit, paga minimale, pushimi dhe të drejtat tjera duhet të garantohen nga shteti, por duhet të mbrohen së bashku me sindikatat. Punëtorët janë më të fortë kur sindikatat janë më të organizuara”, deklaronte Kurti i vitit 2019.

Megjithatë, Kurti i sotëm që fliste për arbitraritet, në mënyrën më arbitrare ua ndali pagat mësimdhënësve. E pas vendimit të fundit për ndaljen e pagave të grevistëve nuk dihet nëse Kurtit do t’i konvenojë themelimi i Gjykatës së Punës.

“Do të themelojmë Gjykatën e Punës për trajtim të kontesteve punëdhënës-punëmarrës, sepse shkeljet e mëdha meritojnë gjykim e dënim, por edhe shkeljet e vogla nuk duhet neglizhuar dhe duhet trajtuar. Kur kemi reagim të duhur për shkeljet e vogla, parandalohen edhe të mëdhatë”, thoshte ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme