Lajme
VIDEO| Gazetarja e njohur tregon si e befasoi për të mirë ish-presidenti Hashim Thaçi
Demokracia
14:42 | 05 Qershor 2022

Share:

Gazetarja Krenare Vokshi ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi e ka befasuar për të mirë, pasi shkoi në intervistë pavarësisht se kishte një vizitë në Vjenë.

Vokshi në ATV është pyetur për figurën publike që e ka menduar ndryshe, por që më pas u befasua, përcjell Demokracia.com.

Ajo ka thënë se ish-presidenti Thaçi i kishte premtuar një intervistë, dhe se e kishte mbajtur fjalën.

“Ish-presidentin Hashim Thaçi e kam taku në një intervistë në Pejë edhe më ka thënë që do të vijë në emisionin “Personale”, në momentin që do të jetë 20 vjetori i ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Me thënë të drejtën, nuk e kam mendu që do ta mbajë fjalën, por edhe pse e ka pasë një vizitë diku në Vjenë, bash atë ditë ka ardhë. Më ka befasu për të mirë”, ka thënë Vokshi./Demokracia.com/

Të ngjashme