Kuriozitete
VIDEO| Filmohen për herë të parë balenat duke e mbytur një peshkaqen
Demokracia
16:53 | 29 Korrik 2022

Share:

Për herë “të parë” është kapur në film momenti kur balenat vrastare e mbysin një peshkaqen të bardhë.

Ngjarja ka ndodhur në bregdetin e Afrikës së Jugut, ku nga perspektiva e zogut shihet e tërë ngjarja.

Madje, shihet se si njëra prej balenave vrastare, apo ndryshe të njohura edhe si orka, ia shqyen mëlçinë peshkaqenit, dhe nisë ta hajë atë.

Këto xhirime, fillimisht të shpërndara në Javën e Peshkaqenëve në Discovery Channel, vijnë javë pasi që u zbulua se një çift balenash vrastare vrasëse serike ishin përgjegjës për vrasjen e peshkaqenëve trupat e të cilëve dallgët i kishin sjellë në breg.

Të ngjashme