Lajme
VIDEO/ E pazakontë, tavani i avionit rrjedh ujë gjatë fluturimit
Demokracia
15:06 | 02 Dhjetor 2023

Share:

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion, gjatë fluturimit nga Londra për në Amritsa të Indisë.

Në një video të bërë virale, duket se si tavani i kabinës së avionit është çarë dhe rrjedh ujë.

Uji i cili rrjedh në masë, nuk ndalet për një kohë relativisht të gjatë, duke u kthyer ne shqetësim dhe pasiguri për pasagjerët aty.

Air India, përmes një deklarate shprehu keqardhjen për shqetësimin e pasagjerëve dhe u zotua për mos përsëritje të rastit.

“Disa nga të ftuarit tanë të ulur në sediljet e prekura nga uji, u zhvendosën menjëherë në vende të tjera të lira dhe, duke pasur parasysh rrethanat, ekuipazhi i kabinës bëri çdo përpjekje për t’i bërë mysafirët të ndihen rehat. Air India është e përkushtuar për sigurinë dhe komoditetin e mysafirëve në bord dhe na vjen keq për këtë ngjarje”,- thuhej në deklaratë.

Të ngjashme