Lajme
VIDEO| Deputeti i pushtetit bën ‘zbulim epokal’: Këngëtarët më të njohur serbë, janë shqiptarë dhe boshnjakë
Demokracia
21:44 | 20 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i Listës Guxo, pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli po gjen kohë të merret me pretendime jo fort serioze, ndonëse vendi po kalon në situatë të rëndë politike dhe ekonomike.

Njeriu që qytetarët e kanë zgjedhur t’i përfaqësojë në Kuvend dhe paguhet nga taksat e tyre, në vend që të merret me ndonjë problematikë serioze, sonte në Facebook i është futur thellë një teorie konspirativo-patriotike, shkruan Demokracia.com.

Avdyli po pretendon se të gjithë këngëtarët serbë, janë me prejardhje shqiptare apo boshnjake.

Deputeti Avdyli ka publikuar një video të marrë nga rrjeti social Tiktok, i cili përdoret kryesisht nga adoleshentët, me disa këngëtarë që ai pretendon se janë shqiptarë e boshnjakë.

“Këngëtarët më të njohur serb, dalin të jenë shqiptarë dhe boshnjakë”, ka shkruar ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme