Lajme
Kryetari i Zveçanit u vendos në komunë, Kurti nuk i gëzohet lajmit ndonëse e sfidoi publikisht
Demokracia
20:39 | 30 Prill 2024

Share:

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, dje  ka hyrë në ndërtesën e komunës, ku ka fi lluar punën. 

Por, ndonëse kryeminstri Albin Kurti i  sfidoi  publikisht, ai  nuk ka reaguar fare, për ta përshëdetur hyrje e tij në objektin e komuës, shkruan Demokracia.com.

Kurti, reagoi të dielën pas dështimit të votimit për largimin e kryetarëve nga 4 komunat në veri të vendit, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, i kërkoi që kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri të shkojnë për ta ushtruar detyrën e tyre.

“Ata që nuk i kanë dashur këta katër kryetarë komunash në veri, sonte, me keqardhje duhet t’ua urojnë atyre pozitat. E kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, bëjnë mirë që më në fund të shkojnë në zyrat e tyre dhe ta ushtrojnë në mënyrë të papenguar detyrën në objektet zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës”, shkroi Kurti.

Kurti poashtu kërkoi nga Bashkimi Evropian heqjen e masave sanksionuese ndaj Republikës së Kosovës.

”Një vit pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në komunat me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, të cilat u mbajtën më 23 prill të vitit 2023, e u njohën nga BE dhe ShBA, përkatësisht QUINT-i, sot u mbajtën ‘zgjedhjet për shkarkim’ të këtyre kryetarëve.

Edhe kryetari i  Zubin Poktokut, ka premtuar se së shpejti  do të nis punën në komunë.

Të ngjashme