Kuriozitete
VIDEO| Britaniku bëri rep mbi 39 orë për të thyer rekordin botëror Guinness
Demokracia
22:32 | 25 Maj 2022

Share:

Një britanik që punon si mësues shkolle në Spanjë, fitoi një rekord botëror Guinness kur bëri rep në stil të lirë për 39 orë, 37 minuta dhe 54 sekonda.

Daniel Alcon, 35 vjeç, i cili përdor emrin skenik Dalcon, arriti rekordin Guinness për maratonën më të gjatë të repit (individual) në Valencia, Spanjë.

Rekordi i mëparshëm prej 33 orë, 33 minuta dhe 16 sekonda u vendos nga reperi amerikan Watsky në vitin 2020.

Alcon transmetoi drejtpërdrejt maratonën e tij rep në YouTube.

“Faleminderit për të gjithë ekipin tim i cili kontribuoi aq shumë, dhe për njerëzit që harxhuan të paktën një sekondë për të më parë live”, shkroi Alcon në një postim në Facebook duke njoftuar për rekordin e tij.

Të ngjashme