Lajme
VIDEO| Agreta Gashi thotë se nga mediat ka kuptuar për punësimin e motrës së Besnik Bisilmit
Demokracia
21:20 | 27 Prill 2022

Share:

Hapja e Spitalit Pediatrik në QKUK rriti kërkesën për të shtuar numrin e mjekëve.

Kjo ishte edhe arsyeja pse për njërën nga klinikat, atë të Neonatologjisë, u desh të shpallej konkurs për punësimin e dy neonatologëve.

Kandidatet që aplikuan, Valbona Bislimi dhe Argjira Zeka-Bardhi, kanë kryer të gjitha procedurat e kërkuara dhe janë në prag të nënshkrimit të kontratës.

Për të parën, e cila është motra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ish-kryesuesja dhe tani anëtarja e bordit, Agreta Gecaj-Gashi, mohon se ka pasur ndikim nga njeriu i dytë i Qeverisë Kurti për të punësuar motrën e tij.

E njëjta ka thënë se nga mediat e kanë kuptuar se Valbona Bislimi është motra e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Anëtarja e bordit të ShSKUK-së thotë se vetëm këto dy specialiste kanë qenë të papuna në Kosovë, derisa shton se ka mungesë të theksuar të këtij kuadri.

Ajo thekson se nevoja është e madhe për këta profesionistë në QKUK, por edhe në spitale rajonale.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE| Motra e Besnik Bislimit punësohet në QKUK, pritet shpejt ta nënshkruajë kontratën e punës

Të ngjashme