Lajme
VIDEO| Aeroplani godet një kamion në pistë gjatë ngritjes, vdesin dy zjarrfikës në Peru
Demokracia
08:32 | 19 Nëntor 2022

Share:

Dy zjarrfikës kanë vdekur, pasi një aeroplan është përplasur me një kamion të zjarrfikësve gjatë ngritjes në qiell në aeroportin më të ngarkuar të Perusë.

Aeroplani i kompanisë “Latam Airlines” u përplas me kamionin pak para orës 15 e 30 minuta të premten në Aeroportin Ndërkombëtar “Jorge Chavez” në kryeqytetin e këtij vendi, Lima.

Kompania e fluturimeve tha se asnjë pasagjer i aeroplanit nuk ka vdekur. Në pamje shihet tymi i madh e i zi duke dalë nga aeroplani.

Sipas një drejtori në agjencinë spitalore “EsSalud”, një zjarrfikës është në gjendje kritike, raporton televizioni BBC.

Ministria e Shëndetësisë e Perusë tha se 20 pasagjerë janë duke u trajtuar për shkak të lëndimeve. Besohet se dy prej tyre janë në gjendje më serioze.

Mbetet e paqartë se pse kamioni kishte hyrë në pistë gjatë ngritjes së aeroplanit, i cili ishte nisur për në një qytet tjetër të këtij shtetit, Juliaca.

Të ngjashme