Lajme
VIDEO| A paralajmëroi Rohde lajme të mira nga Scholz për liberalizimin e vizave për kosovarët?
Demokracia
09:42 | 10 Qershor 2022

Share:

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare  në Kosovë.

Vetëm një takim këtu, dhe atë me kryeministrin Albin Kurti.

Por, pritet që kancelari  të flasë edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët. Kjo, për faktin se dy javë më parë, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rohde, ishte optimist se kosovarëve do t’iu hiqen vizat këtë vit.

Rohde në Klan Kosova pati thënë se do të jetë ambasadori i fundit gjerman i cili do të pyetet për liberalizimin e vizave.

“Po, unë jam i fundit. Lidhur me këtë duhet t’i pyesni ata. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë edhe gjatë vizitës së fundit të ministres dhe ministrit vitin e kaluar. Për ne kjo çështje është vonuar dhe ky është mendimi edhe i shumicës së vendeve të tjera. Mendoj se ai ka më shumë gjasa të vijë herët, sesa vonë. Dhe unë nuk jam vetëm ambasadori i fundit. Shpresoj se liberalizimi do të vijë këtë vit”.

Të ngjashme