Lajme
VIDEO | 23 vjet burgim abuzuesve që trafikuan, droguan e kërcënuan 18 vjeçen në Raushiq të Pejës
Demokracia
21:19 | 29 Korrik 2023

Share:

E gjetën të shtrirë përtokë në derë të shtëpisë.

Në dorë të familjarëve, 18-vjeçaren e la një grup personash që një herë e trafikuan e edhe e detyruan të kryej marrëdhënie seksuale me më shumë se 15 persona në ditë.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës, të siguruar nga Klan Kosova, tregohet edhe mënyra se si e reja u kërcënua që të mos largohet nga fshati Raushiq, ku grupi sillte personat që kërkonin favore seksuale.

“Me bo vaki me i kallzu dikujt apo policisë, ndjeje veten të vdekur”, citohet në aktakuzë t’i kenë thënë abuzuesit 18-vjeçares.

Në duart e tyre vajza ra kur njëri nga ta në tetor të 2021, i premtoi martesë.

Për këtë, pesë pjesëtarët e grupit, në mesin e tyre edhe dy gra, të hënën u dënuan krejt bashkë me 23 vjet e gjysmë burgim.

Hiç i lehtë ky proces gjyqësor i cili zgjati 2 vjet, nuk ishte për viktimën që po thuhet që pati shumë presion që të heqë dorë nga rasti.

Megjithatë, kundër vendimit të Gjykatës së Pejës është avokati i njërit nga të dënuarit, Arbër Rrustaj.

Nga institucione hetuese po thonë se ky dënim, që konsiderohet i pari i këtij lloji që nga paslufta, do të jetë mësim për kryesit e këtyre veprave.

Kjo nuk ishte hera e parë që të dënuarit në këtë rast, që janë krejt të moshës madhore, u privuan nga liria..

Të ngjashme