Lajme
Veturat e prishura, Policia kërkon automekanikë, autoelektricistë dhe axhustatorë
Demokracia
21:03 | 03 Janar 2024

Share:

Policia e Kosovës ka muaj që po përballet me mungesë të veturave. 

Veturat që pësonin defekte u kishin mbetur në oborret e stacioneve edhe për defekte të zakonshme, shkruan Demokracia.com.

Punëtorët e flotës operative të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2023 kishin protestuar shumëherë, sepse ishin të pakënaqur me koeficientin e pagës.

Ndonëse nuk është bërë ndonjë njoftim nëse zyrtarët e flotës e kanë lënë punën, duket se kjo ka ndodhur meqë Policia Kosovës tashmë ka shpallur konkurs për punëtorë të flotës.

Në këtë konkurs po kërkohen 10 automekanikë, 5 autolimarë, 3 autoelektricistë dhe 10 teknikë metalpunues – axhustatorë.

Flota Operative e Policisë së Kosovës në grevë nga mëngjesi, të pakënaqur me pagat

Flota Operative merret me mirëmbajten e automjeteve të Policisë së Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme