Lajme
Flota Operative e Policisë së Kosovës në grevë nga mëngjesi, të pakënaqur me pagat
Demokracia
13:02 | 03 Mars 2023

Share:

Flota Operative e Policisë së Kosovës kanë hyrë në grevë për shkak të pakënaqësive me pagat.

Ata janë në grevë që na mëngjesi i ditës së sotme.

Kështu bëjnë të ditur burime të Demokracia.com në Policinë e Kosovës.

Demokracia.com ka kontaktuar me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri por ai ka thënë se nuk ka informacione nëse ata kanë nisur grevën.

“Jo nuk e kam këtë informacion por e di që ka pasur indikacione.”, ka thënë ai.

Flota Operative merret me mirëmbajten e automjeteve të Policisë së Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme