Lajme
Vetura godet një të mitur në Pejë
Demokracia
19:35 | 13 Gusht 2022

Share:

Një veturë e ka goditur një këmbësore të mitur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 15:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veture dhe një këmbësor, këmbësorja ( e mitur) është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë” ka thënë  Rugova.

 

Të ngjashme