Lajme
Vetura godet një këmbësore në Veternik
Demokracia
16:50 | 30 Qershor 2023

Share:

Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në Veternik.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në Veternik, të komunës së Prishtinës. Nga informatat e para bëhet e ditur se  një veturë ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugën në atë moment”, tha ai.

Sipas Borovcit këmbësorja ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha ai./Demokracia.com/

Të ngjashme