Lajme
Vetëvendosje shpenzoi mbi 1.3 milion euro në fushatën e vitit 2021 – Të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partisë në pushtet
Demokracia
16:22 | 24 Tetor 2022

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2021.

KQZ ka njoftuar se këto raporte janë të paaudituara, shkruan Demokracia.com.

“Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”. Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit për vitin 2021 i ka deklaruar të hyra 2 milionë e 105 mijë e 590 euro.

Të hyra nga buxheti, LVV ka deklaruar 1 milion e 655 mijë e 326 euro.

Të hyra nga anëtarësia janë deklaruar 2 mijë e 174 euro.

Si donacione dhe kontribute në të holla, Vetëvendosje ka deklaruar 65 mijë e 140 euro.

Po ashtu, Vetëvendosje ka deklaruar edhe 4 mijë e 948 euro si kontribute në mall dhe shërbime.

Tek të hyrat e fushatës, partia e Kurtit ka deklaruar 352 mijë e 313 euro.

Të hyrat e liruara nga të hyrat e shtyra janë deklaruar 24 mijë e 487 euro. Të hyra të tjera, Vetëvendosje i ka deklaruar edhe 1 mijë e 200 euro.

Po ashtu, kjo parti ka bërë të ditur edhe emrat e donatorëve të saj. Në mesin e tyre janë deputetë e aktivistë të njohur të partisë.

 

Nga këto deklarime del se Vetëvendosje ka paguar për sondazhe apo hulumtim të opinionit 5 mijë e 664 euro, shkruan Demokracia.com.

Pasuritë afatgjata të Vetëvendosjes janë deklaruar me vlerë 69 mijë e 204 euro. Pasuri afatshkurtra janë deklaruar me vlerë 53 mijë e 453 euro.

Kjo parti ka paguar për paga gjatë vitit 2021, 616 mijë e 936 euro. Vetëm gjatë fushatës, Vetëvendosje ka shpenzuar 1 milion e 319 mijë e 708 euro.

Po ashtu, për reklama, reprezentacion dhe konferenca, Vetëvendosje ka shpenzuar 75 mijë e 898 euro. Për transport kjo parti ka shpenzuar 43 mijë e 444 euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme