Lajme
Vetëvendosje e konfirmon rastin e arrestimit me drogë të asamblistit të saj, inicion procedurë disiplinore
Demokracia
13:18 | 15 Gusht 2023

Share:

Lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar se kanë filluar me procedurë disiplinore ndaj asamblistit të Vetëvendosjesë në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili u kap mbi 11 mijë doza ekstazi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka për Telegrafin.

Ai ka thënë se kanë filluar procedurë disiplinore dhe komisioni disiplinor i VV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin.

“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin.” – ka thënë ai.

Kujtojmë se lajmi është konfirmuar nga Policia e Shqipërisë e cila ka dhënë detaje të tjera për rastin në fjalë.

“Pamje gjatë operacionit policor të koduar “Punisher 2”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.” – njofton Policia e Shtetit.

Të ngjashme