Lajme
Vetëvendosje do t’i drejtohet Supremes për vendimin e PZAP-it
Demokracia
16:45 | 26 Janar 2021

Share:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka marrë vendim që Albin Kurti dhe të tjerët nuk mund të jenë pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka aprovuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që të mos e certifikojë Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Liburn Aliun, Bajram Mavriqin dhe Labinotë Demi-Murtezin në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Demokracia.com.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, i cili ka thënë se do t’i drejtohen Gjykatës Supreme rreth vendimit që ka marrë PZAP-i.

“Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit  antikushtetues të  PZAP-së. Nuk do të ndalemi!”, ka shkruar Sallahu në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Theksojmë se edhe PZAP-i ka bërë të ditur se të gjitha partitë politike kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve për të gjitha vendimet që ka marrë ky organ. /Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Ky është vendimi i PZAP-it për Lëvizjen Vetëvendosje

Të ngjashme