Lajme
Vetëvendosja shtrin rrënjët e punësimit në shkollat e Gjilanit
Demokracia
20:36 | 28 Mars 2024

Share:

Vetëvendosja në Gjilan duket se ua ka marrë dorën punësimeve nepotike.

Madje atje ka nisur një praktikë e re për këtë proces, e që është shpallje, anulim e  rishpallje konkursesh nëpër institucionet publike, deri në arritjen e qëllimit të punësimit të atyre që u ka premtuar pushteti.

Pas kryetarit të komunës, Alban Hysenit, i cili rehatoi miqtë e tij në qendrat e mjekësisë familjare dhe në drejtoritë e shkollave, radha duket të ketë kaluar te familja Kurteshi, nga ku vijnë dy zyrtarë të lartë të kësaj partie, Ismajl e Sami Kurteshi.

Për të vërtetuar sinjalet e ardhura nga një arsimtar i TIK-ut, i cili ngriti dyshimet se arsyeja që Drejtoria e Arsimit të Gjilanit e kishte anuluar konkursin për mësimdhënie të TIK-ut, në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, nga ku ai mbeti jashtë shkollës, kishte qëllimin e vetëm, që ishte punësimi i një familjareje të Sami e Ismajl Kurteshit.

Megjithatë, lidhur me konkursin në fjalë drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri, duke u arsyetuar se ka seancë të kuvendit komunal, nuk pranoi të përgjigjet.

Të ngjashme