Lajme
Veteranët e luftës top-prioritet i administratës Biden në SHBA, Kosova i injoron
Demokracia
16:02 | 06 Qershor 2022

Share:

Pothuajse të gjitha vendet e botës i mbështesin dhe respektojnë veteranët që luftuan për vendin e tyre, ndërsa në Kosovë ata injorohen. 

Sot, veteranët e UÇK-së protestuan, meqë ata po ndjehen të diskriminuar dhe të lënë jashtë rritjes së pagës minimale.

Ata u pritën nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Veterani” Albin Kurti e Xhelal Sveçla i pritën me shumë policë njerëzit që dikur luftuan për çlirimin e Kosovës.

Përderisa bota i respekton dhe nderon veteranët, Qeveria në Kosovë po tenton t’i përjashtojë nga rritja e pagës minimale, shkruan Demokracia.com.

Presidenti amerikan Joe Biden kujdesin dhe mbështetjen e ka në pikat kryesore të agjendës së tij.

Asnjë deputet i pushtetit sot nuk doli për t’i dëgjuar kërkesat e veteranëve të UÇK-së. /Demorkacia.com/

“Fitorja e parë” e veteranëve të UÇK-së, votojnë vetëm 51 deputetë dhe nuk kalon Projektligji për Pagën Minimale

Të ngjashme