Lajme
“Vetëm jo 30 metra larg” | Zelensky i kërkon Putinit bisedime
Demokracia
17:53 | 03 Mars 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë sot thirrje homologut të tij rus Vladimir Putin për bisedime, me qëllim të ndalimit të agresionit ushtarak rus.

Ai në një konferencë për media tha se bisedimet e drejtpërdrejta me Vladimir Putin janë “e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë”, raporton BBC.

“Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë,” tha ai.

“Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me (presidentin francez Emmanuel Macron),” shtoi ai, duke iu referuar bisedimeve në tryezë të gjatë muajin e kaluar.

Të ngjashme