Lajme
Vetëm 579 vaksina anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë
Demokracia
15:35 | 20 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë administruar vetëm 579 vaksina kundër COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 807 mijë e 323 doza të vaksinës, përcjell Demokracia.com.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës. Deri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme