Lajme
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari që theri me thikë 45-vjeçarin pas mosmarrëveshjeve në trafik
Demokracia
19:34 | 14 Janar 2023

Share:

I dyshuari për therjen me thikë të 45-vjeçarit në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi ai është vetdorëzuar para pak minutash.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se sulmi dyshohet se ka ardhë pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

“Sot rreth orës 17 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia aktualisht është duke intervistuar personin e dyshuar i cili para pak minutash është vetëdorzuar në polici”.

Të ngjashme