Lajme
Vetaksident në Gjakovë, lëndohet një person
Demokracia
23:44 | 04 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në rrugën “Nënën Tereza” në Gjakovë ka ndodhur një vetaksident. Një veturë e ka goditur një shtyllë elektrike dhe përveç dëmeve materiale është lënduar edhe drejtuesi i automjetit”, tha ai.

Elezaj tha më tej se viktima ka pësuar dëme të lehta trupore, dhe pas trajtimit mjekësorë është liruar për në shtëpi./Demokracia.com/

Të ngjashme