Lajme
Veriu zgjohet me mbishkrime “Mirësevini në Asociacionin e Komunave serbe”
Demokracia
08:33 | 01 Gusht 2022

Share:

Billborde dhe pankarta me mbishkrimin “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe” janë vendosur në katër komuna veriore.

Kosovo-online shkruan se  billbordet janë vendosur në gjithë të gjitha komunat e pjesës veriore të Mitrovicës, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Mesazhet “Kjo është ZSO”, me simbole dhe mesazhe në gjuhën angleze që flasin për këtë organizatë, shkruan tutje ky medium.

Ato mesazhe janë shfaqur në shëtitoren kryesore në Mitrovicën e Veriut dhe në tabelat e vendosura në hyrje-daljet e katër komunave.

Marrëveshja për formimin e Asociacionit mes Kosovës e Serbisë është arritur në vitin 2013.

Të ngjashme