Lajme
“Veriu s’mund të menaxhohet veç me policët”| Analistët paralajmërojnë përshkallëzim të situatës
Demokracia
17:45 | 10 Dhjetor 2023

Share:

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se veriu i Kosovës vazhdon të jetë i rrezikuar.

Arifi në një prononcim thekson se u mbajten apo jo zgjedhjet serbe në Kosovë, kjo nuk ndryshon faktin që veriu është në rrezik.

Tutje, ai shtoi se Serbia e ka humbur të drejtën për të mbajtur zgjedhje në Kosovë qysh më 24 shtator.

“Mendoj se veriu është i rrezikuar, edhe nëse lejohen apo nuk lejohen zgjedhjet serbe. Serbia e ka humbur të drejtën e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë më 24 shtator, pa u zgjidhur dhe pa reflektuar gjithçka çka ka ndodhur me atë datë”, tha Arifi.

Ai paralajmëron përshkallëzim të situatës gjatë muajve në vazhdim, për shkak se sipas tij, duhet sa më parë të ketë marrëveshje politike për këtë çështje.

“Veriu do të mund të trazohet nëse nuk ka marrëveshje politke, por nuk lidhet me detyrimisht me zgjedhjet serbe. Veriu duhet të ketë një zgjidhje politike, përndryshe do të mund të përshkallëzohet situata gjatë muajve në vazhdim sepse është e vështirë që të kontrollohet një territor vetëm me forca policore”, tha Arifi.

Edhe analisti tjetët politik, Fidan Ukaj e sheh si të aryshëm faktin që Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë zgjedhjet serbe në Kosovë.

Ukaj për GazetaBlic shton se, Serbia po mban gjallë mashtrimin se Kosova është pjesë e saj dhe kështu, po mban zgjedhjet në “territorin e saj”.

“Mendoj se më të drejtë, Kosova refuzoi zgjedhjet serbe. Përmes një pretendimi të tillë, Serbia mbante gjallë se Kosova është pjesë e saj, duke u arsyetuar se zgjedhje mbahen në “territorin e saj”, duke përfshirë Kosovën”, tha Ukaj.

“Nuk pres të ketë incident për shkak të mos-mbajtjes së zgjedhje, por një gjë e tillë mund të ndodhë si rezultat i inkurajimit të grupeve kriminale nga ana e Serbisë, ashtu siç ndodhi më 24 shtator”, tha Ukaj.

Të ngjashme