Diaspora
Verifikimi i fletëvotimeve nga diaspora, KQZ-ja deri tani ka refuzuar 380
Demokracia
19:58 | 17 Shkurt 2021

Share:

Organizata joqeveritare GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas njoftimit të kësaj organizate deri më datën 16 shkurt, KQZ-ja ka verifikuar 1 mijë e 490 fletëvotime të ardhura nga diaspora, prej të cilave 1 mijë e 110 i ka aprovuar dhe 380 i ka refuzuar, shkruan Demokracia.com.

Kujtojmë se deri më datën 12 shkurt, KQZ-ja ka pranuar 43 mijë e 447 pako me fletëvotime nga diaspora./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/GerminKS/posts/2906199486320779

Të ngjashme