Lajme
Vendimi i gjykatës për Berishën: Do të ruhet me mbikëqyrje policore, i ndalohet komunikimi më të tjerët
Demokracia
13:15 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) sot ka miratuar kërkesën e SPAK-ut, duke vendosur që Sali Berisha të dërgohet në arrest shtëpiak.

Vendimi i gjykatës parasheh që Berisha të ruhet me mbikëqyrje policore.

Po ashtu, vendim parasheh që ish-kryeministri shqiptar të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të. Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thuhet në vendimin e GJKKO, raporton TVKlan.al.

Të ngjashme