Sport
Vëllezërit Keita rikthehen te Gjilani pas problemeve me dokumentacion, nisin stërvitjet me skuadrën
Demokracia
19:00 | 23 Mars 2022

Share:

Vëllezërit, Keita Aziz dhe Keita Razak janë rikthyer te SC Gjilani pas problemeve me dokumentacionin.

Binjakët nga Afrika tashmë i janë bashkuar bashkëlojtarëve të tyre në stërvitje, raporton Demokracia.com.

SC Gjilani ka ndarë disa fotografi në faqen zyrtare të klubit, ndërkohë që ne seancë stërvitore shihen dy vëllezërit.

Rikthimi i dy futbollistëve në taborin e “kuq” është një “infuzion” për Gjilanin që ka hyrë në një ecuri jo të mirë dhe ka mbetur 5 pikë prapa Ballkanit në luftë për titull./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024